Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e sigurisë dhe diversifikimin e furnizimit me energji në rajon.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane bëri të ditur se ambasadori Wendt ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).
Sipas Ambasadës, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në uljen e cenueshmërisë ndaj ndërprerjeve të mundshme të furnizimit me energji.
“Krenari të shohësh Shqipërinë t'i bashkohet nismës "Trump Peace Pipelines Framework", ndërsa Ambasadori Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC), duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, shkruhet nw njoftimin e ambasadës amerikane.








Komente
Komento