Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në Kryeministri me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe organizimi elektoral i Partisë Socialiste në prag të këtij procesi.

Gjatë takimit është diskutuar për intensifikimin e punës në terren, forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e komunikimit me qytetarët, me synim përgatitjen e strukturave socialiste për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Takimi zhvillohet në kuadër të nisjes së angazhimeve organizative të PS-së për procesin elektoral të vitit 2027.