Një pjesë e lagjes nr. 1 në qytetin e Pogradecit, si dhe disa zona të Njësisë Administrative Buçimas, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen për riparimin dhe sistemimin e një shtylle të tensionit të lartë.
Sipas informacioneve, ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura.
Ndërkohë, ndërprerja e energjisë elektrike ka sjellë edhe probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.
Megjithatë, situata me ujin është normalizuar dhe furnizimi është rikthyer.













