PSG vijon sezon fantastik duke dominuar në Francë dhe në Champions, 11 fitore radhazi në këto dy kompeticione janë shifra që konfirmojnë qartë supermacinë e skuadrës së Luis Enrique. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë jashtë fushe duke programuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen. Pas bllokut të parë të rinovimeve, me 6 lojtarë të bërë zyrtare në fillim të këtij sezoni, PSG po përpilon edhe paketën e dytë të rinovimeve, këtë herë me emra “big”.
Tre janë objektivat kryesorë, Dembélé, Doué e Kvaratskhelia. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2025, Dembele, është gati të firmos një kontratë të re deri në vitin 2030. Për Doue, një nga sulmuesit më të rëndësishëm që Luis Enrique ka në dispozicion, po bëhet gati një kontratë e re deri në vitin 2032. I njëjti diskutim edhe për yllin gjeorgjian, edhe pse së fundmi Kvaratskhelia pësoi një dëmtim të rëndë duke mbyllur sezonin.
Këto tre yje konsiderohen e ardhmja e klubit, por PSG po mendon edhe për të tashmen. Pavarësisht moshës, edhe Marquinhos konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e projektit, e të tashmes, pasi drejtuesit i kanë ofruar një rinovim të kontratës edhe për një tjetër vit.
Mbrojtësi brazilian zbarkoi në Paris në vitin 2013 ku ka zhvilluar deri më tani 531 ndeshje, ndërsa planifikon të qëndrojë deri në vitin 2028. Negociatat për një akord të ri deri në vitin 2032 vijojë edhe për lojtarë të tjerë si Warren Zaïre-Emery, Vitinha, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes.
