Kuvendi i Kosovës shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar pas mesnatës vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për 60 ditë.
Vendimi mori mbështetjen e 61 deputetëve, ndërsa kjo pikë u përfshi në rendin e ditës përmes një mocioni, gjatë seancës që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas masave të miratuara, ndërmarrja “Ibër-Lepenci” obligohet të prodhojë energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.
Po ashtu, parashihet themelimi i një Komiteti Teknik Emergjent, i cili do të ketë rol në trajtimin e situatës së krijuar në sektorin energjetik.
Vendimi pati dhe kundërshtime nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi dorëheqjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e bërë përgjegjëse për krizën energjetike në vend.
Kritika pati edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila kundërshtoi qasjen e Qeverisë ndaj sektorit të energjisë dhe mënyrën e rregullimit të këtij tregu.
Ndërkohë, Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, me 61 vota për. Votimi u zhvillua rreth orës 00:45, pasi edhe kjo pikë ishte përfshirë në rendin e ditës përmes mocionit.
Gjatë diskutimit, Ymeri kritikoi projektligjin, duke pretenduar se tregtarët e energjisë kanë ndikim mbi rregullatorin dhe se ndryshimet ligjore janë bërë vetëm për të përmbushur kërkesat e paketës evropiane.
Me 61 vota për, deputetët miratuan në lexim të parë edhe Projektligjin për Efiçencën e Energjisë, ndërsa votimi për këtë pikë përfundoi rreth orës 01:15.
Pas orës 02:00, Kuvendi miratoi në lexim të parë edhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, me 62 vota për, 8 kundër dhe një abstenim. Ky projektligj u kundërshtua nga deputetët e Listës Serbe.
Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie
Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
- 10:23 Francë, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur në zjarr të madh në një bllok apartamentesh (VIDEO)
- 10:18 Shqipëria pjesë e nismës së Trump për energjinë, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm
- 10:17 Emërohet drejtori i ri i doganave, Fation Shehu
- 09:59 Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan përmes dokumenteve të falsifikuara
- 09:55 Reshje dhe erëra të forta në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë–Vermosh, probleme me energjinë elektrike
- 09:38 Kërcënimet me bomba në Itali, ministri i Brendshëm: Synimi ishte destabilizimi i institucioneve