34-vjeçarja për dajën e Zeqinesë: Më përdhunoi në shkurret e Vlorës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2026, 10:59

Merita Gremaj, 34 vjeçe, ka ndarë sërish detaje tronditëse mbi dhunën sistematike dhe abuzimet e rënda që pretendon se ka përjetuar nga ish-bashkëjetuesi i saj, 52-vjeçari Bledar Bakaj, i cili është daja i deputetes Zegjine Çaushi.

Sipas dëshmisë së saj, kalvari i vuajtjeve zgjati për një muaj e gjysmë dhe u shoqërua me kërcënime të vazhdueshme me jetë e me gjymtim fizik, në rast se ajo do të guxonte të denonconte apo të fliste për ngjarjen.

Gjatë rrëfimit të saj, e reja solli në vëmendje një nga episodet më të rënda, kur Bakaj e kishte futur në automjet me pretekstin se po e dërgonte në spital për kontrolle mjekësore, por në vend të kësaj e kishte dërguar në një zonë me shkurre në Vlorë, ku e kishte abuzuar seksualisht. E traumatizuar nga e gjithë situata, ajo tregoi se dhuna nuk kishte kursyer as fëmijën e mitur të 52-vjeçarit, i cili më pas kishte luajtur një rol vendimtar për ta ndihmuar të arratisej.

“Më futi në makinë gjoja sikur do më çonte mua në për vizitë. Babait i tha që do të më dërgonte me ambulancë në Tiranë, por më çoi në shkurret e Vlorës dhe më përdhunoi.

Më ka përdhunuar edhe në sy të djalit të tij 10-vjeçar, më ka dhunuar dhe përdhunuar. Edhe atë fëmijë e ka dhunuar shumë, mirë që shpëtuam kokën prej tij. Ai fëmijë duhet të ketë një ngarkesë shumë të madhe. Gjithçka për mua zgjati 45 ditë, por më duket sikur ka kaluar 450 vite. Më thoshte e ke vendin në varreza, do të të fus në një kuti xhami të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka.

Më tha po tregove gjë do të të thyej një këmbë e një krah. Kam ikur me djalin, nëpër ullishte, nëpër ferrat, nëpër kanale. Djali më shpëtoi, djali bën 15-vjeç tani. Thoshte lëre të ikë se po e mban peng, ai e rrihte çdo padite. Mbante thikë dhe sëpatë”, rrëfeu 34-vjeçarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit