
Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Lawrence ka konfirmuar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në gjoks pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, duke folur hapur për ndërhyrjen kirurgjikale, madhësinë e zgjedhur dhe mjekun që kreu operacionin.
Ylli i Hollywood-it u shfaq të enjten, më 19 nëntor, në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, së bashku me aktorin Josh Hutcherson, në kuadër të promovimit të filmit të ri të franshizës “Sunrise on the Reaping”.
Gjatë bisedës, prezantuesi Andy Cohen e pyeti nëse e konsideronte të çuditshme që gjoksi i një gruaje mund t’i thyente hundën një gruaje tjetër, duke iu referuar një incidenti viral që përfshinte Hailey Glassman, pjesë e kastit të “Real Housewives of New York”.
“Po, dhe kam implante”, u përgjigj Lawrence, duke surprizuar prezantuesin. Ajo konfirmoi se ndërhyrja ishte e kohëve të fundit, duke thënë: “Po, është e re, me të vërtetë”.

Kur Cohen e pyeti për madhësinë e implanteve, aktorja u përgjigj: “Jo, janë C të plotë. Mendoj? Janë të së njëjtës madhësi që ishin më parë”.
Lawrence zbuloi gjithashtu se operacioni u krye nga Dr. Steven Teitelbaum, i cili ka klinikën e tij në Santa Monica, Kaliforni. Prezantuesi komplimentoi rezultatin, ndërsa aktorja e falënderoi, duke vijuar bisedën me humor: “Sidoqoftë, kam thyer dy hundë…”.
Jennifer Lawrence ka folur edhe më parë për ndryshimet fizike pas lindjes së dy fëmijëve me bashkëshortin Cooke Maroney. Në një intervistë për revistën “The Cut”, në tetor, ajo përmendi ndërhyrjen në gjoks pas shtatzënive.
Në një profil të publikuar nga “The New Yorker” në tetor 2025, aktorja kishte treguar se si dy shtatzënitë ndikuan në trupin e saj, duke iu referuar edhe një skene nudo në komedinë e vitit 2023, “No Hard Feelings”.
“Pas fëmijës së parë, gjithçka u kthye pak a shumë. Pas të dytit, asgjë nuk u kthye”, ishte shprehur ajo.
Aktorja ka qenë së fundmi në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale, pasi disa përdorues kanë komentuar se e kanë të vështirë ta njohin në fotografitë e fundit.
Paraqitja e saj gjatë prezantimit të markës së re të bukurisë, “mes° beauty”, në një artikull për revistën “The Cut”, nxiti komente dhe spekulime për ndryshimet në fytyrën e saj. Disa përdorues ngritën pikëpyetje mbi ndërhyrjet estetike, ndërsa të tjerë mbrojtën të drejtën e aktores për të zgjedhur procedurat që dëshiron.
“Dua të jem një nënë seksi”, është shprehur Lawrence, duke shpjeguar se dëshiron të ndihet dhe të duket bukur në përditshmërinë e saj si nënë, edhe në momentet kur sapo zgjohet dhe duhet të çojë fëmijët në shkollë
