Terapistja: Ata që tërheqin njerëz toksikë, lajnë haqet e jetëve të kaluara

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2026, 11:35

Pse disa persona duket se bien vazhdimisht në të njëjtën kurth në marrëdhënie, duke u lidhur me partnerë manipulues, toksikë, gënjeshtarë apo tradhtarë?

Sipas një terapistjeje, pyetja “pse më ndodh gjithmonë mua?” shpesh lidhet me konceptin e karmës dhe mësimet që shpirti ka mbetur t’i kuptojë.

“Po, karma ka të bëjë dhe na tregon se në një jetë të kaluar ti je sjellë kështu me një tjetër person, mashkull ose femër. Ndodh sepse shpirti duhet ta kuptojë çfarë ka bërë në jetë të tjera",-u shpreh ajo.

Tërheqja e vazhdueshme e partnerëve me tipare toksike apo mashtruese shpesh i bën njerëzit të mendojnë se janë “të destinuar” për të tilla histori.

Sipas këtij këndvështrimi, përballja me sjellje të lëndueshme apo manipuluese në jetën e tanishme nuk shihet thjesht si rastësi apo fat i keq i pashmangshëm, por si një proces ku individi përjeton në lëkurën e vet dinamika që, sipas besimit te rimishërimi dhe karma, i ka ushtruar dikur te të tjerët.

Thelbi i mesazhit qëndron te ndërgjegjësimi dhe kuptimi i pasojave të veprimeve të kaluara, në mënyrë që cikli të mos përsëritet pa u kuptuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit