Media gjigante pranë Barcelonës “lobon” për rikthimin e Rey Manajt te kampionët e La Liga-s? Ja çfarë shkruhet

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, po kalon një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij. Me fanellën e Sivassporit në Ligën e Parë turke, sulmuesi 29-vjeçar nga Lushnja ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 ndeshje.

Këtë formë të lartë e ka treguar edhe me Shqipërinë, ku në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ka regjistruar 2 gola dhe 1 asist, duke qenë protagonist absolut në fazën ofensive nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran. Momenti i shkëlqyer i sulmuesit shqiptar ka bërë jehonë deri në Spanjë.

Të lidhura

None found

Media e madhe sportive katalanase “Sport”, e afërt me Barcelonën, i ka kushtuar një shkrim me superlativa Rey Manajt. Aty përmendet ndikimi që sulmuesi kishte te Barça B, si dhe shifrat e sezonit aktual. Për më tepër, shkrimi në tërësi ngjan me një “lobim” për një rikthim të mundshëm të Manajt te kampionët e La Liga-s.

Manaj u transferua te Barcelona B në janar të vitit 2020 për 2 milionë euro nga Albacete. Me ekipin e dytë të Barçës, ai shënoi 16 gola dhe dha 2 asiste në 31 ndeshje, shifra bindëse, por jo të mjaftueshme për t’u ngjitur në ekipin e parë.

Aktualisht, sulmuesi ka një kontratë me Sivassporin deri në verën e vitit 2029, por një largim i tij po përflitet gjerësisht për shkak të gjendjes financiare të klubit dhe pozicionimit në vendet e fundit të renditjes.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet giriş