Ernest Muçi mund të bëjë hapin e radhës në karrierë drejt futbollit italian. Sulmuesi shqiptar i Trabzonspor ka tërhequr vëmendjen e Romës, e cila, sipas raportimeve të mediave italiane, ka marrë informacion për situatën e 25-vjeçarit.
Në këtë histori përmendet edhe Mohamed Salah. Ish-futbollisti i Romës, aktualisht një prej emrave më të njohur të futbollit europian, thuhet se ia ka rekomanduar Muçin pronarëve të klubit kryeqytetas, grupit “Friedkin”.
Interesimi i mundshëm i Romës vjen pas deklaratës së presidentit të Trabzonspor, Ertuğrul Doğan, i cili bëri të ditur se klubi turk ka marrë oferta zyrtare për tre futbollistë të skuadrës. Mediat italiane e lidhin njërin prej tyre me emrin e Muçit, i cili po kalon një sezon pozitiv.
Sipas raportimeve, Trabzonspor kërkon të paktën 22 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar dhe nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij lehtësisht. Muçi ka realizuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 10 ndeshje të kampionatit turk, duke kontribuar drejtpërdrejt në nëntë gola të skuadrës.
Emri i Salahut ishte përmendur edhe pak ditë më parë, kur Muçi kishte lënë të kuptohej se mund t’i kërkonte yllit egjiptian një rekomandim për Liverpool-in, në rast të një transferimi të mundshëm.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për interesim dhe informacione nga Italia, ndërsa një ofertë konkrete nga Roma nuk është konfirmuar. Trabzonspor, nga ana tjetër, nuk duket i gatshëm të shesë futbollistë gjatë merkatos së dimrit.Mesazhi i tij tregon se sa e rëndë ka qenë përvoja e përjetuar, ndërsa kalimi me sukses i ekzaminimeve radiologjike përbën një lajm pozitiv pas aksidentit të frikshëm.
© SYRI.net
Studimi i CIES/ Joan Garcia, më i shtrenjti në botë mes portierëve, sa larg ‘gardiani’ i Milanit
Disiplina gjobit Vllazninë dhe Skënderbeun, masë edhe ndaj Flamurtarit
I vjetër? Aspak! Udhëtimi i pafund i Modric-it, 35 shtete dhe 226 kundërshtarë në 20 vite. Tani synon një tjetër rekordBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: