Nga grumbullimi i parë me kuqezinjtë te përballja me Elbasanin, Ysni Ismaili: Krenar për ftesën! Glen Daja e ka ngritur ekipin, synojmë maksimumin

Për sfidat e nëntorit kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, Ysni Ismaili u shfaq si emri më i freskët në radhët e përfaqësueses shqiptare. Të dyja takimet përfunduan me sukses, duke i siguruar ekipit vendin e parë në grup, kalimin në Ligën B dhe një pozicion në vazon e dytë për shortin kualifikues të Kampionatit Europian. Edhe pse nuk zbriti në fushë për të debutuar, për mbrojtësin e Dinamos qëndrimi pranë grupit në këtë arritje historike mbetet një përvojë që vështirë të përshkruhet me fjalë. I është dashur të ngjisë shkallët një e nga një dhe tashmë konsiderohet një aset i rëndësishëm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Puna me trajnerë me përvojë e ka ndihmuar të shfaqë versionin më të mirë të vetes, çka bëri që ftesa nga trajneri Rolando Maran të vinte si rrjedhojë e natyrshme e meritës së tij për t’iu bashkuar projektit të Kombëtares.

Në një bashkëbisedim me “Newsport”, Ysni Ismaili zbulon momentin kulmor kur mori vesh thirrjen nga Maran, përshtypjet e para nga takimi me teknikun dhe vlerat që përthithi nga ajo periudhë. Lidhur me shortin e 6 dhjetorit në Nyon të Zvicrës, ai u shpreh pa u zgjatur se pavarësisht emrave që qarkullojnë si kundërshtarë të mundshëm për Shqipërinë, theksi duhet vënë mbi përgatitjen e grupit dhe vullnetin për të dhënë gjithçka në këtë fushatë kualifikuese. Në mbyllje, 24-vjeçari ndaloi edhe te ndeshja e radhës me Dinamon, e cila luan sot në orën 18:30 kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”. Një përballje mjaft intriguese që vendos Glen Dajën përballë skuadrës së babait të tij, Ilir Dajës (ende i pezulluar), me të cilin Ismaili ka bashkëpunuar kur Gleni ishte pjesë e kryeqytetasve.

Të lidhura

None found

Ftesa e parë me Kombëtaren për takimet e nëntorit. Si ju komunikua lajmi dhe çfarë ndjetë në takimin e parë me trajnerin Maran?

Ishte një çast i veçantë për mua. Kur e mora vesh, u mbusha me gëzim dhe krenari. Qasja e parë me trajnerin Maran dhe stafin e ekipit kombëtar ishte shumë pozitive. Bëhet fjalë për një trajner që kërkon shumë dhe që do të na qëndrojë pranë për të arritur objektivat.

Nuk arritët të debutonit në fushë, por ishit pjesë e ekipit që siguroi kreun e grupit. Si e keni përjetuar këtë eksperiencë?

Kisha shumë dëshirë të luaja, por gjëja më thelbësore ishte që morëm dy fitore dhe e mbyllëm në krye të renditjes. Ishte një përvojë tejet e çmuar dhe një shtysë më shumë për t’u stërvitur edhe më fort.

Nga Maqedonia dhe Vora te Dinamo e tani Kombëtarja. Si e vlerësoni këtë ngjitje në karrierën tuaj?

Besoj se kam punuar pa pushim dhe kam qenë me fat që kam bashkëpunuar me trajnerë që më kanë dhënë dorë për t’u pjekur si lojtar.

Më 6 dhjetor hidhet shorti për eliminatoret e Euro 2028. Cilët kundërshtarë do të dëshironit dhe cilët do të shmangnit?

Secili ka parapëlqimet e tij, por mendoj se duhet të fokusohemi te vetja dhe të japim maksimumin përballë çdo ekipi që na del përpara, pasi në këtë nivel asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë.

Fokusi tani rikthehet te kampionati dhe ndeshja me Elbasanin. Ilir Daja mbetet i pezulluar, ndërsa në pankinën e kundërshtarëve qëndron Glen Daja, me të cilin keni punuar. Si e lexoni këtë duel të veçantë dhe si po e përgatit ndeshjen skuadra?

Do të jetë një sfidë e fortë dhe tërheqëse. Me Profesor Glen Dajën kam pasur rastin të punoj dhe që prej ardhjes së tij, Elbasani ka treguar paraqitje cilësore, ndaj nuk do të jetë e lehtë për ne. Po stërvitemi me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin dhe shpresoj t’ia dalim.


Shtuar më 20.11.2026 12:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet giriş