U prezantua si kryeministri Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Request”, ku një 25-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi të përfitonte 1 milion euro nga një biznesmen ndërtimi, duke u prezantuar si kryeministri Edi Rama.
Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Flutura Tota, i arrestuari është Albi Muça. Ai dyshohet se kishte kontaktuar përmes aplikacionit Signal me 54-vjeçarin Ardi Kollçaku, të cilit i ishte prezantuar si kreu i qeverisë dhe i kishte kërkuar shumën prej 1 milion eurosh.
Në komunikimet mes tyre, 25-vjeçari i kishte thënë 54-vjeçarit se do të dërgonte një person tjetër për të tërhequr paratë. Megjithatë, ndërtuesi ka dyshuar se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi dhe ka vendosur të denoncojë rastin në polici.
Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, organizuan ndërhyrjen për kapjen e autorit.
25-vjeçari u arrestua në flagrancë në momentin kur po merrte paratë, në kuadër të operacionit “Request”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




