Mourinho: Vinicius? Te Real Madridi nuk ka privilegje. Kam 23 lojtarë të fortë dhe duhet të zgjedh

20 Nëntor 2026
12:13
Alfred Lleshi
back button

José Mourinho kërkon të ulë tensionet rreth Vinicius, duke riafirmuar besimin tek braziliani, por theksuar se interesat e skuadrës janë mbi gjithçka. “Na duhet Viniciusi më i mirë. Fillimi i sezonit ka kaluar, tani jemi në dimër. Përpara kemi një periudhë kritike, shumë të vështirë, me tri kompeticione dhe më pas Superkupën. Presim një Vinicius në formën më të mirë”, – deklaroi trajneri i Realit.

Sa i përket aktivizimit si titullar, Mourinho ishte i qartë: “Për mua është njësoj nëse je titullar, në stol apo në tribunë. Nuk ka lojtarë me privilegje që duhet të luajnë me të drejtë. Të gjithë punojnë për skuadrën”.

Portugezi kritikoi edhe vëmendjen e tepruar mediatike ndaj brazilianit: “Disa javë më parë dukej sikur ishte problemi më i madh në botë. Pastaj shënoi disa gola dhe rifilluam të flasim nëse luan apo jo. Mendoj se është e tepruar. Një lojtar sot është rezervë, nesër titullar dhe pastaj sërish rezervë. Këtë dua për Realin; shumë lojtarë të fortë. Kur ke më shumë se 23 futbollistë, dikush duhet të mbetet në tribunë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit