Gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës festoi 70-vjetorin e krijimit me një ceremoni që bëri bashkë mësues, ish-mësues, drejtues dhe nxënës që ndër vite kanë qenë pjesë e historisë së kësaj shkolle.
Shtatë dekada kontribut në arsimimin dhe formimin e brezave u përkujtuan përmes fjalimeve, kujtimeve dhe momenteve artistike.
Në ceremoni përshëndetën drejtoresha e gjimnazit, Aida Spahiu, prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, i cili ka qenë edhe nxënës i kësaj shkolle, si dhe drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Kukës, Kreshnik Gërbolli.
Gjimnazi hapi dyert për herë të parë më 20 nëntor 1956, në Kukësin e Vjetër, me 50 nxënës dhe me Burhan Hotin si drejtor të parë.
Në Kukësin e Ri, shkolla njihej fillimisht me emrin “8 Nëntori”, ndërsa pas viteve ’90 mori emrin “Havzi Nela”, në nderim të poetit dhe disidentit kuksian.
Nga bankat e këtij gjimnazi kanë dalë ndër vite mijëra profesionistë dhe intelektualë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në Kukës, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Në kuadër të 70-vjetorit u ndanë edhe mirënjohje për mësuesit dhe drejtuesit që kanë shërbyer ndër vite në këtë institucion arsimor.











Komente
Komento