Është arrestuar paraditen e datës 17 nëntor në Tiranë, Miklovan Arapi, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të Policisë, Arapi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Bëhet e ditur se, arrestimi u krye në kryeqytet, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare.
