Lali shpërthen ndaj Belës: Rama është kot, hallet m’i zgjidh vetëm ti

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2026, 12:41

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe me tone të forta ironike e akuzuese nga burgu i Fierit, drejtuar zv.kryeministres dhe drejtueses politike të Qarkut Fier, Belinda Balluku.

Përmes një letre të bërë publike, Veliaj bën me dije se në burgun e Fierit ku e futi ajo, prej një muaji po vuan izolimin në IEVP Fier me një këmbë të thyer dhe me nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale. Ai thotë se kërkesat e tij të vazhdueshme drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Toni Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në mesazhin e tij, Veliaj sulmon hapur autoritetin e kreut të qeverisë, duke cituar zërat brenda burgut se Rama "nuk merr dot më asnjë vendim" dhe se e vetmja që ka fuqi vendimmarrëse është Belinda Balluku. Për këtë arsye, duke e cilësuar veten si "socialisti me duar të lidhura", ai i kërkon asaj miratimin për t'u operuar në Tiranë, pranë mjekut dhe familjes së tij.

POSTIMI I PLOTË I VELIAJT

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”. Erion Veliaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit