Analisti Dritan Hila, duke komentuar të ashtëquajturin proces të “Ripërtëritjes” në PD, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se në PD ka vetëm dy figura me peshë, Berisha dhe Noka ndërsa të tjerët janë thjeshtë për figura.
“Në Partinë Demokratike zëri kryesor është i Berishës dhe ai ia ka dalë që të largojë figura me peshë që nuk kanë qenë dakord. Ne e pamë me Salianjin që e hoqi me një kryq edhe nga jeta politike.
Aty dy figura kanë peshë: Berisha që jep vizën dhe strategjinë e kësaj partie dhe Flamur Noka që ka besimin e Berishës dhe zbaton politikat e tij. Të gjitha të tjerët janë për figura.
E kam dëgjuar këtë Nikola Kedhin, edhe nga Flamur Noka, por nëse nesër i del kundër Berishës, Flamuri do ta ekzekutojë.
Mesa duket shoqërisë shqiptare i shkojnë shumë për shtat këto lloj partish. Montaneli thoshte politika italiane nuk është e korruptuar, por janë italianët që prodhojnë këta politikanë.
Janë njerëzit që duan të udhëhiqen nga njerëzit të fortë dhe të gjatë.
Këta emra mua nuk më bëjnë përshtypje, mund të jenë shumë të aftë, por në fund “këndon” Doktori”- tha Hila.










