Friday / November 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Monitor Top200 , Dulaku: Infrastruktura duhet të ecë në hap me kërkesën për prona luksoze në bregdet

Share Share Icon

Ritmi i zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri nuk po ndjek ritmin e investimeve në ndërtim, duke ngadalësuar ecurinë e sektorit, tha Artan Dulaku, CEO dhe aksioner i Concord Group, në TOP 200 Business Forum të organizuar nga Monitor. Ai kërkoi që shteti t’u japë përparësi investimeve në infrastrukturë, në mënyrë që ato të ecin paralelisht me projektet e ndërtimit.

“Ndërkohë që ne po bëjmë të pamundurën për të ecur përpara në sektorin tonë, infrastruktura nuk po zhvillohet me të njëjtin ritëm dhe kjo po ngadalëson të gjithë procesin”, tha Dulaku.

Në diskutimin për ecurinë e sektorit, Dulaku vuri në dukje se vëmendja ishte përqendruar te statistikat për banesat dhe hotelerinë. Sipas tij, këto dy segmente japin vetëm një pjesë të pamjes së ndërtimit, ku përfshihen edhe investimet në infrastrukturë.

“Deri tani jemi përqendruar kryesisht te statistikat për ndërtimin e banesave dhe hotelerinë. Por ndërtimi shtrihet përtej këtyre dy segmenteve”, tha ai.

Për të ilustruar dallimin në investimet infrastrukturore, Dulaku iu referua konsumit të bitumit në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Sipas krahasimit që paraqiti në forum, Mali i Zi, megjithëse më i vogël se Shqipëria, konsumon më shumë se dyfishin e bitumit që përdor Shqipëria. Z.Dulaku e përdori krahasimin për të argumentuar se infrastruktura duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në investimet e shtetit shqiptar.

Krahas ritmit të zhvillimit të infrastrukturës, Dulaku ngriti në forum edhe çështjen e orientimit të investimeve në bregdet mes projekteve rezidenciale dhe hotelerisë. Ai iu referua vendimi të fundit që, sipas tij, parashikon një raport prej 60% për hotelerinë dhe 40% për ndërtimet rezidenciale.

Dulaku sugjeroi që ky objektiv të mbështetet me stimuj që e bëjnë hotelerinë më tërheqëse për investitorët. Sipas vlerësimit të tij, kthimi mbi kapitalin në projektet rezidenciale mund të jetë tre deri në katër herë më i lartë se në hoteleri.

“Institucionet përgjegjëse duhet të krijojnë stimujt e duhur që kapitali të orientohet natyrshëm drejt hotelerisë. Nëse kushtet mbeten të njëjta, investitorët do të vazhdojnë të zgjedhin projektet që u ofrojnë kthimin më të lartë”, tha Dulaku.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

31% e shqiptarëve nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës, sa pesëfishi i BE-së, trefishi i Ballkanit

31,2% e popullsisë në Shqipëri nuk mund të përballonte dot të paktën shtatë nga 13 nevoja dhe aktivitete të jetës së përditshme në vitin 2025, sipa...

2 hours më parë 5 Min Lexim

Drejt zgjidhjes lirimi i brezit 700 MHz për rrjetet 5G, AKEP pritet ta tenderojë vitin e ardhshëm

Qeveria shqiptare pritet të zgjidhë më në fund çështjen e lirimit të brezit 700 MHz për teknologjinë 5G të komunikimeve celulare. Kuvendit i është ...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!