Si pasojë e erërave të fuqishme që ishin mbrëmjen e kaluar në Tetovë, ka pasur nevojë për 15 intervenime nga ana e zjarrfikësve, kështu bëri të ditur drejtori i nNjësisë Territoriale Kundër Zjarrit, Avni Ameti.

Ameti, përcjell "TV21" tha se janë shkaktuar 2 zjarre, ndërkohë që ka pasur çati të dëmtuara, shtylla elektrike dhe rrugë të bllokuara.


Ai bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar.