Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka folur rreth mundësisë që videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) të ndikojë në përqendrimin dhe përgatitjen e lojtarëve të tij.
Kur u pyet nëse publikimi i kësaj loje të re mund të shpërqendrojë futbollistët, trajneri spanjoll tha se deri tani nuk ka vënë re probleme të tilla në ekip, por shtoi se klubi do të sigurohet që lojtarët të mos humbasin fokusin për shkak të aktiviteteve jashtë fushës.
Të lidhura
None found
“Nuk kam hasur në një situatë të tillë. Rreth 95 për qind e skuadrës ishte e angazhuar me kombëtaret, ndërsa tani do të shohim se sa të prekur jemi nga këto lloj lojërash dhe do të sigurohemi që çdo gjë të jetë në rregull, në mënyrë që lojtarët të japin maksimumin dhe të përqendrohen te detyrat e tyre,” deklaroi Arteta.
GTA 6, videoloja e gjashtë kryesore e serisë së njohur të krijuar nga Rockstar Games, u publikua më 19 nëntor 2026 dhe ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme në të gjithë botën.
Interesi i madh për këtë lojë ka bërë që edhe bota e futbollit të diskutojë ndikimin e mundshëm të saj në rutinën dhe fokusin e sportistëve profesionistë.






