Ish-kryebashkiaku i Himarës i drejtohet Kushtetueses, Jorgo Goro kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë

20/11/2026 13:35

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nga e cila kërkon të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin me një vit e katër muaj burg.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ish-kryebashkiaku, i hetuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, kërkon gjithashtu që të pezullohet dhe të mos zbatohet vendimi për konfiskimin e një pasurie të llojit apartament, derisa të shprehet në themel Gjykata Kushtetuese.

Ish-kryebashkiaku pretendon se procesi ndaj tij ishte antikushtetues dhe se shkeljet nuk u kryen vetëm nga Gjykata e Lartë, por edhe nga dy gjykatat më të ulëta, mes tyre Apeli i Posaçëm, i cili nuk kishte pranuar, në verën e vitit 2025, kërkesën e tij për t’u rigjykuar, pasi i ishin shkelur garancitë ligjore.

Top Channel