Haxhiu shpalos planin e punës për Agjendën Parlamentare mbi çështjet e grave dhe barazinë gjinore 2027–2030

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, njoftoi se në Kuvend është prezantuar drafti i planit të punës për Agjendën Parlamentare për Çështjet e Grave dhe Barazinë Gjinore për periudhën 2027–2030.

Sipas saj, ky projektplan u diskutua me përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe organizata të grave, ndërsa qëllimi i agjendës është t’i sigurojë Kuvendit një udhërrëfyes të qartë pune deri në vitin 2030.

Të lidhura

None found

Haxhiu theksoi se prioritet do të jenë fuqizimi ekonomik i grave, arsimi dhe punësimi, mbrojtja nga dhuna, si dhe kontrolli parlamentar mbi zbatimin e ligjeve që lidhen me barazinë gjinore.

Në kuadër të kësaj agjende do të përfshihen edhe vizita në rajone të ndryshme të Kosovës dhe takime me organizatat e grave, me synim që përvojat dhe nevojat e tyre të merren parasysh në punën e Kuvendit.

“Barazia gjinore matet në jetën e përditshme, te paga e barabartë për punë të njëjtë, te prona e regjistruar edhe në emër të gruas dhe te përfaqësimi i saj në vendimmarrje”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo shprehu mirënjohje për zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxhën, kryesuesen e Grupit të Grave Deputete, Arijeta Rexhepin, UN Women në Kosovë dhe pjesëmarrësit e tjerë për kontributin e tyre në hartimin e projektplanit.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş