Policia e Tiranës arrestoi një 25-vjeçar i cili do t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik.
Policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Request”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.
Policia njoftoi se hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.


