Francë, dyshime për përdhunim në grup, aktori Gérard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq nën hetim
Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim gjyqësor ndaj aktorit të njohur francez Gérard Depardieu dhe shkrimtarit Michel Houellebecq, pas një ankese të paraqitur nga një aktore, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit Thalasso, në vitin 2018.
Sipas BFMTV, Depardieu dyshohet për përdhunim në grup, ndërsa Houellebecq për bashkëpunim në përdhunim në grup dhe sulm seksual.
Në këtë çështje është përfshirë gjithashtu edhe regjisori i filmit, Guillaume Nicloux.
Ankesa lidhet me ngjarje të pretenduara gjatë periudhës së xhirimeve të filmit, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të verifikuar rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.
Deri më tani, ndaj asnjërit prej personave të përmendur nuk janë ngritur akuza zyrtare në lidhje me këtë çështje. Hetimi gjyqësor vijon.
Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës
Estonia mbyll kufirin me Rusinë
Francë, Dominique de Villepin zyrtarizon vendimin e tij për të kandiduar për president
- 13:49 Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës
- 13:41 Raporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë
- 13:39 Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor
- 13:25 Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë
- 13:17 Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale
- 13:12 Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën, BE-ja: Detyrimet e Serbisë nuk ndryshojnë