Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës

20 Nëntor 2026 | 13:49

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thirrur një takim urgjent me ministrat, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pas rënies së dy raketave dhe një droni me motor reaktiv në territorin e Polonisë.

Ngjarja u regjistrua këtë të premte, në një kohë kur Rusia po zhvillonte një prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës. Autoritetet polake kanë konfirmuar se objektet kanë rënë në tri vendndodhje të ndryshme në lindje të vendit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në infrastrukturën kritike.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, bëri të ditur se një prej raketave ishte e tipit Kh-101 dhe kishte rënë pranë fshatit Nowy Lipowiec, në provincën e Lublinit. Raketa tjetër dhe droni u rrëzuan në dy zona të tjera.

“Po përballemi me një tjetër provokim nga Rusia. Sipas mendimit tim, data nuk është e rastësishme”, deklaroi Kosiniak-Kamysz për gazetarët, duke iu referuar edhe stërvitjeve ushtarake që po zhvilloheshin në rajon.

Ndërkohë, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake njoftoi se, për shkak të sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, avionë ushtarakë polakë po operonin në hapësirën ajrore të vendit. Gjithashtu, ishin aktivizuar sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.

Sulmi rus ndaj Ukrainës gjatë natës përfshiu më shumë se 400 dronë sulmues dhe mbi 110 raketa, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi atë si një nga ofensivat më të mëdha që prej fillimit të luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë

Një nga veprat më të rëndësishme të Vincent van Gogh u shit për 190.4 milionë dollarë (144.9 milionë paund) në një ankand të Sotheby’s në...
13:25 | 20/11/2026

Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale

Spanja mundi Francën 2-0 në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara në korrik, në rrugën drejt fitimit të trofeut. Ata gjithashtu mposhtën...
13:17 | 20/11/2026

Sulmet ruse në Kiev vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke...
12:39 | 20/11/2026