Arsenali dhe Real Madridi vazhdojnë ta ndjekin Olisen

Sulmuesi anësor francez i Bayern Munichut, Michael Olise vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të përfolur në futbollin evropian, ku ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas gazetarit të Sport Bild, Christian Falk, Michael Olise ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha të Evropës, me Arsenalin dhe Real Madridin midis pretendentëve potencialë.
Falk beson se një transferim në La Liga mund t’i pëlqejë anësorit francez nëse ai vendos të largohet nga Bayern Munich, megjithëse gjigantët gjermanë janë të vendosur ta mbajnë atë.
🚨 𝗡𝗘𝗪: Arsenal are interested in signing Michael Olise. Real Madrid are also keeping an eye on the Bayern Munich winger. Bayern want to keep Olise and plan to open talks over a new contract in 2027, though they could wait until the summer.— @cfbayern https://t.co/GsLjvCKx5I
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 20, 2026
Bayern gjithashtu shpreson që Olise të mund të synojë trofe të mëdhenj individualë, përfshirë Topin e Artë, në Mynih.
Klubi ka argumente financiare për të mbështetur çështjen e tyre, me Olisen që thuhet se fiton rreth 14 milionë euro në vit, krahasuar me 29 milionë eurot e Harry Kane.
Bayerni do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur sulmuesin e krahut, pasi deri tani kanë deklaruar disa herë se lojtari nuk shitet as për 300 milionë euro. /Telegrafi/






































