Skip to content
20 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit…

ShkodraWeb 20 November, 2026
full hd.01_36_04_17.Still101

Një gjest i veçantë respekti, mirënjohjeje dhe vlerësimi për një njeri që ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij sportit. Në prag të 60-vjetorit të lindjes, klubi Vllaznia ka zgjedhur të jetë pranë gazetarit sportiv shkodran Edmond Dibra, i cili prej afro tri javësh po përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore.

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Alban Neziri, së bashku me futbollistët Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta, në emër të klubit, i kanë bërë një vizitë gazetarit Dibra, duke i dhuruar një fanellë kuqeblu me firmat e të gjithë futbollistëve të skuadrës. Një dhuratë simbolike, por me një domethënie të madhe për një njeri që për shumë vite dha një kontribut të çmuar si komentator dhe gazetar sportiv.

Kapiteni Bekim Balaj, i uroi shërim sa më të shpejtë gazetarit Dibra dhe një rikthim sa më të afërt me zërin e tij në komentin e ndeshjeve nga stadiumet. I prekur nga ky gjest, Edmond Dibra falenderoi klubin Vllaznia për vëmendjen dhe respektin e treguar në këtë periudhë të vështirë për të.

Pasioni i Edmond Dibrës për futbollin dhe Vllazninë ka lindur që në fëmijëri, kur ndiqte si tifoz skuadrën e zemrës. Me kalimin e viteve, pasioni u kthye në profesion, duke e bërë atë një prej zërave të njohur të gazetarisë sportive shkodrane. Prej 22 vitesh pa ndërprerje, ai ka komentuar në radio ndeshjet e Vllaznisë, por edhe të shumë skuadrave të tjera, duke përcjellë te dëgjuesit emocionet e lojës së futbollit.

Gjatë këtyre tri javëve, gjendja shëndetësore e gazetarit Dibra ka shënuar përmirësim gradual, duke shtuar shpresën se shumë shpejt do të mund ta shohim sërish në stadiume, shtëpinë e tij të dytë, pranë Vllaznisë me komentet emocionuese.

Post navigation

Previous: “Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Erion Veliaj letër publike Ballukut: Kryeministri është kot, më aprovoni operacionin…

TË FUNDIT

erion veliaj balluku leter per operacionin 2026

“Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Erion Veliaj letër publike Ballukut: Kryeministri është kot, më aprovoni operacionin…

ShkodraWeb 20 November, 2026
full hd.01_26_44_23.Still100

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “bën kërdinë”, 3 shoferë në pranga, 1 i proceduar, 1374 gjoba në një javë

ShkodraWeb 20 November, 2026
ushqime familje

STATISTIKAT – Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE në tetor 2026…

ShkodraWeb 20 November, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit… 20 November, 2026
  • “Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Erion Veliaj letër publike Ballukut: Kryeministri është kot, më aprovoni operacionin… 20 November, 2026
  • VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “bën kërdinë”, 3 shoferë në pranga, 1 i proceduar, 1374 gjoba në një javë 20 November, 2026
  • STATISTIKAT – Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE në tetor 2026… 20 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 nëntor 2026… 20 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 nëntor 2026… 20 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 nëntor 2026… 20 November, 2026
  • “Ndihem budalla që shpenzova kaq shumë para për Trumpin dhe aleatët e tij”, Elon Musk distancohet nga MAGA 19 November, 2026
  • Eliona Shkreli merr pozicionin e rëndësishëm në PD Shkodër, emërohet Koordinatore Organizative… 19 November, 2026
  • ANALIZA – Beteja për Bashkinë e Pukës me 9 maj 2027, kandidatë Dodaj, Curri apo…një emër tjetër…?! 19 November, 2026
  • “Është e pabesueshme…”, trajneri i Kombëtares flet për Hysajn: Nuk e kuptoj përse nuk i jepet besim… 19 November, 2026
  • “Lufta bërthamore s’mund të zhvillohet dhe fitohet”, Trump- Putin- Xi Jinping: Bashkë për uljen e rrezikut 19 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.01_36_04_17.Still101

VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit…

ShkodraWeb 20 November, 2026
erion veliaj balluku leter per operacionin 2026

“Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Erion Veliaj letër publike Ballukut: Kryeministri është kot, më aprovoni operacionin…

ShkodraWeb 20 November, 2026
full hd.01_26_44_23.Still100

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “bën kërdinë”, 3 shoferë në pranga, 1 i proceduar, 1374 gjoba në një javë

ShkodraWeb 20 November, 2026
ushqime familje

STATISTIKAT – Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE në tetor 2026…

ShkodraWeb 20 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.