• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

by A. Q
20/11/2026 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra zona të prekura nga reshjet e dendura.

Sipas autoriteteve lokale, deri të premten në mëngjes mbi 30 bashki në departamentin Pas-de-Calais ishin prekur nga përmbytjet, ndërsa rreth 450 persona janë evakuuar ose kanë marrë ndihmë nga ekipet e emergjencës.

Rreth 300 banorë të Montreuil-sur-Mer dhe Neuville-sous-Montreuil u evakuuan mbrëmjen e së enjtes, për shkak të rrezikut të dobësimit të një dige. Përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha në qarkullimin rrugor.

Mediat e huaja shkruajnë se, rreth 30 rrugë të departamentit janë prekur nga rritja e nivelit të ujit, ndërsa autoritetet kanë kërkuar mbylljen e shkollave fillore, të mesme dhe të larta në tri zona administrative, si masë parandaluese.

Prefekti i Pas-de-Calais, François-Xavier Lauch, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit kanë kryer 275 ndërhyrje që prej nisjes së situatës emergjente.

“Na pret ende një ditë e vështirë”, deklaroi ai për radion publike ICI Nord.

Sipas raportimeve, në disa zona të jugut të departamentit ka rënë brenda rreth tri ditësh një sasi shiu e barabartë me reshjet e zakonshme të dy muajve.

Shërbimet meteorologjike franceze kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të reshjeve të reja. Parashikimet flasin për 30 deri në 50 milimetra shi shtesë, ndërsa sasia totale e reshjeve mund të arrijë në 130 milimetra dhe në disa zona deri në 200 milimetra.

Rrezik i lartë për dalje nga shtrati është paralajmëruar edhe përgjatë lumenjve Canche dhe Course, ku priten rritje të mëtejshme të nivelit të ujit. Përveç reshjeve, në zonat bregdetare parashikohen edhe erëra të forta, me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Deri të premten në mëngjes, autoritetet nuk kishin raportuar për persona të lënduar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

November 20, 2026
Akti Normativ/ Debate të forta te “Ligjet” për tubimet! Bylykbashi: Si në komunizëm! Rama s’i përballon dot protestat! Manja: Dhunë nga maskat…

Akti Normativ/ Debate të forta te “Ligjet” për tubimet! Bylykbashi: Si në komunizëm! Rama s’i përballon dot protestat! Manja: Dhunë nga maskat…

November 20, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndryshon orari i ndeshjeve

Shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen çiftet e 1/8-ave të turneut, ja përballjet “big”!

November 20, 2026
Deri në 100 mijë të rinj europianë në vit drejt Britanisë së Madhe, pritet marrëveshja e re me BE-në!

Deri në 100 mijë të rinj europianë në vit drejt Britanisë së Madhe, pritet marrëveshja e re me BE-në!

November 20, 2026
Dramatike në Durrës/ Dekoret e pallatit 15-katësh në Currila rrezikojnë kalimtarët, ndërhyjnë zjarrfikësit!

Dramatike në Durrës/ Dekoret e pallatit 15-katësh në Currila rrezikojnë kalimtarët, ndërhyjnë zjarrfikësit!

November 20, 2026
“Buxheti jep vetëm tendera, prokurime e koncesione”- Tabaku në Kuvend: Familjet dhe bizneset do të paguajnë më shumë!

“Kontrata teknologjie pa garë”- Tabaku paralajmëron sistemin tek AKSHI: Monopol për të nxjerrë nga loja të tjerët!

November 20, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Ai nuk njeh orar…”- Dash Sula paralajmëron zyrtarët: Duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment, se nuk i dihet kur të merr në telefon Rama!

November 20, 2026
Kriza energjetike gjunjëzon Kosovën, Kuvendi shpall gjendjen e emergjencës për 60 ditë! Ndërprerje të rrymës edhe gjatë seancave

Kriza energjetike gjunjëzon Kosovën, Kuvendi shpall gjendjen e emergjencës për 60 ditë! Ndërprerje të rrymës edhe gjatë seancave

November 20, 2026
Protesta para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me Policinë, disa persona të shoqëruar!

Protestat e dhunshme në kryeqytet, Policia procedon penalisht 3 protestues, 29 të tjerë gjobiten me 5 mijë lekë!

November 20, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

Do që t’i bashkohet Kombëtares kuqezi, tekniku Maran sqaron situatën e portierit italian Elia Caprile!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In