I kërkoi çantë 25 mijë euroshe, Camavinga tregohet koprac! Ajo kërciti dhe e la

Një histori e pazakontë që përfshin mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, po qarkullon në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Sipas një pretendimi që ka marrë vëmendje të madhe, futbollisti francez kishte frekuentuar për rreth një muaj një modele në Madrid. Por duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë.
Me rastin e ditëlindjes së saj, modelja thuhet se i kishte kërkuar Camavingës një çantë luksoze me vlerë rreth 25 mijë euro.
Përgjigjja e futbollistit ka qenë krejt ndryshe nga sa pritej. Në vend të dhuratës së shtrenjtë, ai i kishte dërguar një kuti me produkte të lidhura me sponsorët e Real Madridit, mes tyre një fanellë të firmosur dhe një kapele të klubit madrilen.
Dhurata duket se nuk e ka kënaqur modelen, e cila, sipas të njëjtit pretendim, ka vendosur ta bllokojë futbollistin në të gjitha rrjetet sociale.
Një episod që ka shkaktuar komente dhe humor në internet, megjithëse historia mbetet në nivelin e raportimeve dhe nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.




