Këtë të premte, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ushtruar një kontroll në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku.
Gjatë kontrollit, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.
Të lidhura
None found
Ndërkohë që, siç bën me dije avokati i tij, Plarent Ndreca, kryebashkiaku iu ka thënë se: “Lapsin, letrën dhe sensin e humorit nuk ma merrni dot”.
Në letrën publike, Veliaj i drejtohej Ballukut në kuadër të “Pranisë Besnike”, duke i thënë se duhet t’i autorizonte operacionin e këmbës. Në shkrim, ai ironizonte kryeministrin Edi Rama teksa shkruante se:
“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se, “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.
Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike. Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime”.








