Një shpërthim është raportuar pranë fshatit Chmielek, në rajonin Biłgoraj të Polonisë lindore, duke ngritur dyshime se territori polak mund të jetë goditur nga një raketë ose dron i armatosur.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë po heton mundësinë e një shkeljeje të hapësirës ajrore të vendit, ndërsa ende nuk ka konfirmim zyrtar për llojin dhe origjinën e objektit të dyshuar.


Sipas raportimeve, pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë një shpërthim rreth orës 06:35 të mëngjesit, sipas kohës lokale.



Incidenti vjen vetëm disa orë pas bisedimeve trepalëshe në Kinë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping.

Ngjarja përkon gjithashtu me diskutimet e zhvilluara një ditë më parë në Berlin, ku udhëheqësit evropianë u mblodhën për të shqyrtuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

Incidenti ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s që kufizohen me Ukrainën, si dhe rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore ukrainase. /Telegrafi/