Qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni po përballet me kritika për politikat e saj buxhetore, veçanërisht për lehtësimet tatimore ndaj të vetëpunësuarve, të cilat kundërshtarët i konsiderojnë në dëm të investimeve në shërbimet publike, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Koalicioni qeverisës ka paraqitur rreth 2 mijë amendamente në projektbuxhet, ndërsa vijon të jetë i ndarë për mënyrën se si do të përballojë kundërshtimet e bizneseve dhe do të sigurojë 500 milionë euro shtesë për kujdesin shëndetësor dhe masa të tjera.

Ndërkohë, tensionet janë shtuar edhe me sindikatat. Meloni kishte ironizuar më herët grevat e së premtes, duke i cilësuar ato si një justifikim për të zgjatur fundjavën.

Kreu i konfederatës sindikale CGIL, Maurizio Landini, e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke e cilësuar si “absurditet” dhe “propagandë të trashë”.

“Njerëzit duan të dëgjohen”, deklaroi Landini, duke mbrojtur të drejtën e punonjësve për të protestuar kundër politikave të qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: