Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës me tre objekte, të cilat me gjasë ishin dy raketa dhe një dron, deklaroi të premten ministri polak i Mbrojtjes, duke e cilësuar këtë si një "provokim" nga ana e Moskës. "Ka pasur një shkelje të hapësirës ajrore polake dhe një hyrje të objekteve që vijnë nga Federata Ruse," tha ministri i Mbrojtjes, Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz, gjatë një konference për shtyp.