Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama dhe Balluku e duan Veliajn të vdekur!”

20/11/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Dyshja famëzeze, Rama dhe Balluku e duan Veliajn të vdekur! I mohojnë ndërhyrjen mjekësore, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në rrjete sociale gill pas publikimit të letrës që Veliaj i kishte nisur kreut politik të PS në Fier, Belinda Balluku.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po pengojnë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg me një frakturë në këmbë.

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha e cilëson qëndrimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës si çnjerëzor dhe thekson se mohimi i ndërhyrjes mjekësore është një ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të Ramës dhe Ballukut. Ai ka akuzuar gjithashtu prokurorët e çështjes për heshtje dhe u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, të ndërhyjnë për të garantuar trajtimin mjekësor të Veliajt.a.b

REAGIMI I BERISHËS/ Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia!

Sponsorizuar

Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejnë standardet më të zeza e më çnjerëzore të diktaturës më të egër në qëndrimin ndaj të burgosurit Erion Veliaj.

Të dashur miq, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë ai, me një letër drejtuar Lubi Ballukut, akuzojnë Lubinë dhe Ramën se nuk i lejojnë ndërhyrjen e domosdoshme në këmbën e thyer, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre për t’ia dorëzuar Bashkinë e Tiranës benjaminit të tyre, Arbër Hajdari. Me këtë qëndrim çnjerëzor ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, dyshja famëzezë Lubi dhe Edvin Balluku dëshmojnë se e duan të vdekur sa më parë Erion Veliajn.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të standardeve më të zeza, shtazore, të bastardëve të bllokmenëve hoxhistë, por edhe qëndrimin absolutisht çnjerëzor të prokurorëve të çështjes, të cilët heshtin para këtij krimi shtetëror. U bëj thirrje Komitetit Antitorturë, Komisionerëve për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin ligjor të të burgosurit Erion Veliaj, jeta e të cilit është në rrezik të lartë nga dyshja shtazore Lubi dhe Edvin Balluku.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

“Rama dhe Balluku e duan Veliajn të vdekur!”

20/11/2026
Detaje nga grabitja e postës në Durrës/ Autorët nuk janë arrestuar, ende të lirë

Arrestimi i drejtoreshës, avokati: U krye nga grupi kriminal që vodhi 3.7 miliardë lekë. Kanë mbështetje politike

20/11/2026
Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë që do dëshmonin për inceneratorët. Lista

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron sistemin KAYO tek AKSHI

20/11/2026
Erion Veliaj i shkruan Belinda Ballukut: Vetëm ti më zgjidh hallin!

Erion Veliaj i shkruan Belinda Ballukut: Vetëm ti më zgjidh hallin!

20/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

“Rama dhe Balluku e duan Veliajn të vdekur!”

20/11/2026
Detaje nga grabitja e postës në Durrës/ Autorët nuk janë arrestuar, ende të lirë

Arrestimi i drejtoreshës, avokati: U krye nga grupi kriminal që vodhi 3.7 miliardë lekë. Kanë mbështetje politike

20/11/2026
Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë që do dëshmonin për inceneratorët. Lista

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron sistemin KAYO tek AKSHI

20/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.143 artikuj gjithsej