Mijëra trupa evropiane po marrin pjesë në një stërvitje ushtarake të paprecedentë në Poloninë juglindore, për t'u përgatitur për një mision të mundshëm në Ukrainë pas luftës, që synon të ndihmojë në stabilizimin e vendit dhe rindërtimin e ushtrisë së tij pasi të përfundojë lufta. E udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bshkuar, kjo forcë shumëkombëse është një nismë ushtarake jashtë NATO-s, pjesë e të ashtuquajturës "Koalicioni i të Vullnetshmëve" – një grupim më i gjerë politik prej 37 shtetesh që mbështesin Ukrainën. Stërvitja dyjavore, e cila filloi më 9 nëntor, po teston për herë të parë aftësinë e këtij koalicioni për t'u dislokuar në Ukrainë pas përfundimit të luftës. Ajo synon si testimin e planeve të dislokimit, ashtu edhe dërgimin e një mesazhi për Rusinë dhe administratën Trump, se vendet evropiane po forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake.