Era e fortë që përfshiu disa komuna të enjten në mbrëmje shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në rrjetin shpërndarës.
KEDS-i njoftoi se ekipet e tij ndodhen në terren dhe po punojnë për të riparuar plotësisht defektet dhe për të kthyer furnizimin me rrymë në gjendje normale.
Të lidhura
None found
Belona Dallaveraj nga KEDS-i ka thënë se zonat më të prekura kanë qenë: Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi, Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.
Ajo bëri të ditur se brenda tri orëve të para pasi moti u qetësua, ekipet e kompanisë arritën të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur, ndërkohë që problemet me shtyllat dhe përçuesit u lokalizuan pothuajse në të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku u evidentuan dëmtime.
Dallaveraj shtoi se ekipet janë ende duke punuar në terren.







