Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar Belinda Ballukut, drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Fierit.
Sipas informacioneve, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm në qelinë e Veliajt.
Pas kontrollit, kryebashkiaku ka reaguar me një mesazh, duke shkruar: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”.a.b



