• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

by A. Q
20/11/2026 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Konferencën e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje(DECI).

Në fjalën përshëndetëse, Begaj bëri apel për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes partnerëve të kësaj iniciative.

“Kërcënimet tradicionale bashkëjetojnë me rreziqe të reja: sulmet kibernetike, ndërhyrjet hibride, dezinformimin dhe cenimin e infrastrukturës kritike. Në këto kushte, për të gjitha vendet, pavarësisht madhësisë apo kapaciteteve që ato kanë, siguria mbetet prioritet strategjik dhe ajo nuk mund të garantohet e vetme. Siguria jonë varet gjithnjë e më tepër nga aftësia për të bashkëpunuar, për të parandaluar kërcënimet dhe, kur është e nevojshme, për t’iu përgjigjur atyre së bashku. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e Iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DECI)”, deklaroi Presidenti.

Duke iu referuar sfidave të sigurisë, përfshirë dhe zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, Kreu i Shtetit nënvizoi:

“Paqja është e brishtë, se kufijtë dhe sovraniteti i shteteve mund të kërcënohen dhe se siguria nuk është një arritje e pakthyeshme”.

Në këtë situatë, Presidenti vlerësoi progresin 14-vjeçar që duhet të vijojë me zgjerimin e bashkëpunimit praktik, veçanërisht në shkëmbimin e teknologjive dhe të ekspertizës, mbrojtjen nga sulmet kibernetike, modernizimin e kapaciteteve ushtarake, sigurinë detare dhe zhvillimin e infrastrukturës strategjike.

Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e NATO-s, modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e investimeve në mbrojtje, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë kolektive të Aleancës.

“Për Shqipërinë, forcimi i NATO-s, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i sigurisë përmes bashkëpunimit rajonal mbeten prioritet të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Duke u ndalur te sfidat e Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj nënvizoi progresin e bërë, por theksoi se siguria e rajonit nuk mund të konsiderohet ende e konsoliduar.

“Besoj se forcimi i arkitekturës rajonale të sigurisë kërkon një bashkëpunim gjithnjë e më gjithëpërfshirës, ku edhe Kosova duhet të ketë vendin dhe kontributin e saj. Dhe pse jo, një ditë të jetë anëtare e këtyre iniciativave, por edhe anëtare e Aleancës”, u shpreh Kreu i Shtetit, duke theksuar njëherazi rëndësinë e KFOR-it në Kosovë dhe të strukturave të tjera ndërkombëtare të sigurisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi se Konferenca e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI) duhet të shërbejë si një platformë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe marrjen e përgjegjësive të përbashkëta, duke theksuar: “Paqja nuk ruhet vetëm duke thënë se e dëshirojmë atë; paqja ruhet duke investuar, duke investuar në siguri, duke investuar për të forcuar aleancat, duke investuar për të vepruar së bashku”.

Në këtë takim morën pjesë vendet anëtare, si: Italia, Austria, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Këtë vit Shqipëria ishte vend organizator dhe bashkëdrejtuese e nismës me shtetin italian. Gjithashtu, në konferencë ishin të ftuar edhe Komanda e Bashkuar e NATO-s në Napoli, Komandanti i misionit të KFOR-it, Komandanti i misionit EUFOR-it në Bosnje dhe Hercegovinë, e të tjerë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

November 20, 2026
“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

November 20, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Tani edhe mish sintetik në tavolinat shqiptare! Projektligji për ushqimin i hap rrugën, ekspertët ngrenë shqetësime

November 20, 2026
Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

November 20, 2026
Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

November 20, 2026
Messi është më i paguari në MLS, 28,3 milionë dollarë në vit! Pas tij Lewandowski dhe Griezmann

Messi është më i paguari në MLS, 28,3 milionë dollarë në vit! Pas tij Lewandowski dhe Griezmann

November 20, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

Ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë, Jorgo Goro ankimon në Kushtetuese vendimin e GJKKO

November 20, 2026
Borxhi 600 mijë lekë, kanos me pistoletë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Procedohet edhe babai, akuzohet se…

Borxhi 600 mijë lekë, kanos me pistoletë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Procedohet edhe babai, akuzohet se…

November 20, 2026
Policia e Shtetit dhe Britanike thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, takohet me zyrtarin e lartë!

Policia e Shtetit dhe Britanike thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, takohet me zyrtarin e lartë!

November 20, 2026
Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In