Protestues në mbarë Evropën dolwn në rrugë të premten, në një gjest solidariteti ndërkufitar, duke iu bashkuar demonstratave të koordinuara kundër rritjes së kostos së jetesës, militarizimit dhe çështjeve të tjera, me synimin për të shtuar presionin mbi qeveritë e tyre. Pas disa javësh protesta në disa vende evropiane, sindikatat dhe aktivistët nga Franca, Britania, Belgjika, Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia synojnë të intensifikojnë lëvizjen e tyre, duke organizuar tubime të njëkohshme gjatë fundjavës.