Vrasja e policit Triumf Riza, 18 vite burgim për Ilir dhe Rrahim Abdullahi

20 Nëntor 2026 | 15:12

Ilir dhe Rrahim Abdullahi janë dënuar të premten me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Abdullahu, i njohur me nofkën “Rrumqi”, ishte dënuar në vitin 2015 me 4 vjet e 11 muaj burgim për veprën penale të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, në rastin e vrasjes së Rizës. Megjithatë, Gjykata e Apelit e anuloi këtë aktgjykim dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Kurse, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”, ishte në kërkim për rreth 15 vjet lidhur me vrasjen e Triumf Rizës, para se të arrestohej në korrik 2023. Triumf Riza, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra më 30 gusht të 2007-ës në Prishtinë, në një vrasje që, sipas aktgjykimeve gjyqësore, lidhej me hakmarrje personale.

Sipas prokurorisë dhe vendimeve të gjykatës, motivi kryesor i vrasjes lidhej me konfliktin mes Rizës dhe Enver Sekiraqës, i cili kishte nisur më herët dhe ishte përshkallëzuar pas disa incidenteve, përfshirë një përleshje në lokalin “Sëiss Casino”.

Një prej rrethanave që përmendet në këtë rast ishte edhe lidhja e Triumf Rizës me këngëtaren Adelina Ismaili, e cila më parë kishte qenë në lidhje me Enver Sekiraqën. Kjo u përmend gjatë dëshmive në gjykatë si një nga motivet e mundshme të hakmarrjes.

Për vrasjen u dënua Arben Berisha, i cili e kishte kryer atentatin, ndërsa Enver Sekiraqa u dënua për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës.

Edhe Sekiraqa, i cili ndodhet në arrati dhe jashtë Kosovës, ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Megjithatë, ai nuk u arrestua, ndonëse Gjykata e Apelit, në maj të vitit 2024, vendosi rikthimin e tij në paraburgim.

Policia e Kosovës nuk e kishte gjetur në shtëpinë e tij pas këtij vendimi. Më vonë, në gusht të vitit 2025, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi publikisht se Sekiraqa ndodhej jashtë Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raportuesja Speciale e OKB-së ndjek debatin për Ligjin e Speciales, tregon se si e gjykon Bashkimi Evropian

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” duke thënë...
14:29 | 20/11/2026

Raporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë

Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë për sigurinë dhe rendin publik, sipas raportit më të fundit Global Safety Report 2026, të publikuar...
13:41 | 20/11/2026

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën, BE-ja: Detyrimet e Serbisë nuk ndryshojnë

Lista Studentore në Serbi, e cila fitoi zgjedhjet duke mposhtur Partinë Përparimtare Serbe pas 14 vitesh në pushtet, paralajmëron rishqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të...
13:12 | 20/11/2026