Mbrojti me hunj selinë e PS: Arrestohet inspektori i IMT-së, i dënuar për vjedhje me armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2026, 15:05

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Emri i Arapit ishte përmendur edhe në raportimet mediatike pas përplasjes së 18 tetorit në Tiranë, kur një grup personash u shfaqën duke dalë nga selia e Partisë Socialiste, të pajisur me hunj dhe sende të forta, në drejtim të protestuesve. Ai ishte identifikuar si një prej personave të përfshirë në këtë episod.

Sipas Policisë, 41-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit në Romë e kishte dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.

Dënimi lidhet me një çështje penale të trajtuar nga drejtësia italiane, por deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi rrethanat dhe ngjarjet konkrete që kanë çuar në shpalljen fajtor të Arapit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit