• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

by A. Q
20/11/2026 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në lidhje me ligjin për sponsorizimet të propozuar nga qeveria.

Ai e konsideron një hap përpara, por thekson se duhet të pasohet nga mbështetja reale për sportin dhe për këtë ka nevojë për disa përmirësime.

Qëndrimi i plotë:

E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët nismëtarë dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar, nga të dy krahët politikë, për qëndrimet përgjithësisht dashamirëse të shprehura gjatë diskutimit. Mbështetja e sportit kërkon këtë frymë bashkëpunimi.

Prej të paktën dhjetë vitesh, komuniteti i futbollit dhe FSHF-ja kanë kërkuar një ndryshim thelbësor në mënyrën e nxitjes së sponsorizimeve. Kemi paraqitur propozime konkrete dhe kemi zhvilluar një dialog të vazhdueshëm me institucionet. Projektligji është një hap përpara, por që të sjellë financim dhe zhvillim real, ka nevojë për disa përmirësime të rëndësishme.

Kjo kërkesë mbështetet edhe në kontributin që futbolli jep për buxhetin dhe ekonominë e Shqipërisë. Vetëm FSHF-ja dhe anëtarët e saj paguan 342,400,806 lek tatime e kontribute në vitin 2025.

Futbolli sjell gjithashtu financime nga jashtë, krijon punësim dhe aktivitet për bizneset shqiptare. Studimi UEFA GROË SROI, i mbështetur në të dhënat e vitit 2020, i vlerësonte përfitimet ekonomike, sociale dhe shëndetësore të pjesëmarrjes në futboll në rreth 46 milionë euro në vit. Duke patur parasysh që në atë kohë kishim 18.587 futbollistë të regjistruar; sot qe ky numër është 25.000, përfitimet ekonomike, sociale e shëndetësore arrijnë në 70 milion euro në vit.

Prandaj, mbështetja e futbollit duhet parë si një investim që krijon vlerë për ekonominë dhe shoqërinë. Kërkojmë që një pjesë e këtij kontributi të rikthehet për zhvillimin e tij, për fëmijët, për akademitë, për klubet dhe për infrastrukturë sportive.

Së pari, sponsorizimi duhet të përcaktohet qartë si pagesë alternative e tatimit mbi fitimin.

Brenda nivelit prej 30% dhe kufijve ligjorë, shuma që biznesi drejton për sponsorizim duhet të njihet si detyrim tatimor i shlyer. Formulimi ligjor duhet të jetë i qartë, që bizneset të kenë siguri për mënyrën se si trajtohet kontributi i tyre.

Së dyti, fondi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh, të rritet çdo vit dhe të garantojë mbështetje për futbollin.

Tavani i propozuar prej 2 miliardë lekësh për artin, kulturën dhe të gjithë sportin është kufizues për nevojat e këtyre sektorëve.

Kërkojmë që vlera e përgjithshme vjetore e sponsorizimeve që përfitojnë nga ky mekanizëm të jetë jo më pak se 10 miliardë lekë. Ligji duhet të parashikojë një mekanizëm të detyrueshëm të rritjes së kësaj vlere çdo vit, në përputhje me rritjen e ekonomisë dhe të të ardhurave tatimore, duke garantuar që ajo të mos ulet.

Brenda kësaj shume, kërkojmë një kuotë të garantuar për futbollin, me një ndarje të qartë dhe transparente për Federatën, klubet sipas kategorive dhe akademitë.

Duhet të sigurohemi që nga ky mekanizëm të përfitojnë edhe klubet e vogla dhe akademitë. Sponsorizimi i tyre është investim për të rinjtë dhe për ekipet Kombëtare të së ardhmes.

Së treti, marrëdhënia mes biznesit dhe sportit duhet të funksionojë pa miratime paraprake për çdo kontratë.

Kriteret e përfitimit duhet të përcaktohen në ligj. Veprimtaria futbollistike që i përmbush këto kritere duhet të njihet si veprimtari me interes publik, pa qenë e nevojshme që kjo të provohet për çdo sponsorizim.

Transparenca duhet të garantohet përmes regjistrimit, dokumentimit dhe kontrollit financiar e ligjor pas realizimit të sponsorizimit, me sanksione të qarta për shkelësit. Kështu u japim siguri bizneseve dhe përgjegjësi përfituesve.

Së fundi, një pjesë e fondeve duhet të garantohet për infrastrukturën sportive.

Fushat dhe mjediset e stërvitjes janë nevoja jonë më e madhe dhe baza për rritjen e pjesëmarrjes. Investimet në to u shërbejnë komuniteteve dhe mbeten për brezat që vijnë. Dhe këto nuk mund të realizohen me limitin e propozuar prej 2 miliard në vit, por të parashikohet jo më pak se 10 miliard në vit.

Këto propozime synojnë ta bëjnë nismën funksionale, të parashikueshme dhe të kontrollueshme. Si FSHF, jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë aktorët e interesuar, që kjo mundësi të përkthehet në më shumë fëmijë në sport, klube më të qëndrueshme dhe infrastrukturë më të mirë në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

November 20, 2026
Tensionet në rritje/ Raketat dhe droni rus ranë në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat e kabinetit, ushtarakët dhe inteligjencën!

Tensionet në rritje/ Raketat dhe droni rus ranë në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat e kabinetit, ushtarakët dhe inteligjencën!

November 20, 2026
Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

November 20, 2026
Kryediplomati kinez: Takimi i APEC-ut në Shenzhen shënon një kulm të ri në bashkëpunimin ekonomik të Azi-Paqësorit

Kryediplomati kinez: Takimi i APEC-ut në Shenzhen shënon një kulm të ri në bashkëpunimin ekonomik të Azi-Paqësorit

November 20, 2026
Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

November 20, 2026
“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

November 20, 2026
“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

November 20, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Tani edhe mish sintetik në tavolinat shqiptare! Projektligji për ushqimin i hap rrugën, ekspertët ngrenë shqetësime

November 20, 2026
Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

November 20, 2026
Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In