Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të tre operacioneve të koduara “Holder”, “Coins” dhe “Gjurmët”.
Një 48-vjeçar nga Lushnja u arrestua, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit në banesë dhe në automjetin e tij u sekuestruan dhjetëra doza të dyshuara kokainë.
Në operacionin “Coins”, në pranga ra një 52-vjeçar nga Lushnja, të cilit iu gjetën 32 monedha antike të dyshuara të trafikuara, si dhe dy armë gjahu pa leje.
Ndërsa në Divjakë, një 23-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje, një në një dyqan në Fier-Seman më 18 nëntor 2026 dhe një tjetër në një kabinë plazhi në Divjakë më 26 korrik 2026.













