Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë sot, në orën 18:00, takimin e radhës të “Foltores së Ripërtëritjes”.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e medias e PD-së, në këtë takim do të marrin pjesë degët 1, 2, 3 dhe 12 të Partisë Demokratike në Tiranë.
Takimi do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori”, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Në orën 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë “Foltoren e Ripërtëritjes” me degët 1, 2, 3 dhe 12 të Tiranës, në sallën “Pjetër Arbnori”, selia e PD.
Aktiviteti do të jetë me regji.
Sinjali për mediat do të shpërndahet pak para fillimit të aktivitetit.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT,
PARTIA DEMOKRATIKE
© SYRI.net