Gasperini do Muçin, Roma ofertë 22 mln € Trabzonspor-it

Futboll Bota | 26 minuta më parë

Me formën e shfaqur në Turqi me fanellën e Trabzonspor-it dhe në Nations League me Kombëtaren, Ernest Muçi i ka tërheuqr vëmendjen një trajneri si Gian Piero Gasperini.

Sipas medieve turke sulmuesi i Trabzonspor-it është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Romës.

Mësohet se klubi italian, i cili këtë sezon rivalizon me Inter-in për titull, është i gatshëm që të paguajë 22 milionë euro për kartonin e shqiptarit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme