Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka qenë i ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv.
Gjatë bisedës me moderatoren Sibora Bitri ai tha se Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes 14 vjeçare të rilindjes ‘është vendi më i varfër në Evropë’.
Sibora Bitri: Të dhënat e fundit të Eurostat thonë se 31 për qind e shqiptarëve nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës. Të bën përshtypje.
Dorian Teliti: Jo nuk më bën përshtypje, pasi kështu kemi qenë prej vitesh. U bënë gjithë këto vite, dhjetëvjeçari i fundit konkretisht, që Eurostati na konsideron vendin më të varfër jo të Evropës, por edhe të Ballkanit. Shiko kalo kufirin në Maqedoninë e Veriut, është tre herë më e ulët varfëria se në Shqipëri. Faktikisht po të shikojmë të ardhurat ne kemi më shumë se sa Maqedonia për frymë. Mesataren që përdor qeveria. Por atje ka një rishpërndarje të pasurisë. Ndërkohë që në Shqipëri pasuria është e përqendruar në duart e pak njerëzve. E thënë ndryshe në 100 shqiptarë, 5 prej tyre mbajnë çdo gjë, kurse pjesa tjetërë shikojnë që këta kanë çdo gjë në dorën e tyre. Kurse ne Maqedoninë e Veriut është e shpërndarë kjo pasuri. Dhe mirëqenia është ajo që ka rëndësi për ne. Këto shifrat, statistikat, buxhete madhështore të ardhurat për frymë, çfarë vlejnë këto. Ja ku doli eurostati sot, Shqipëria vendi më i varfër. Dhe për të përdorur këtë mesataren që qeveria e ka shumë qejf ta përdorë.
Çdo të thotë që një e treta e shqiptarëve janë të varfër, do të thotë që në çdo familje, burrë e grua me një fëmijë, njëri nga këta të tre është i varfër. Brenda familjes. Pra shqiptare, burrë e grua, shikoni njëri tjetrin në sy dhe femijën, njëri prej jush është i varfër. Njëri prej jush, as nuk vishet, as nuk ha si ju, as nuk paguan dot faturat, as nuk mund të këtë një mjet personal transporti. Asgjë nuk mund të bëjë. Është i varfër. Tani është burri, është gruaja, është djali apo vajza, ta ndajë vetë secili brenda familjes. Por sipas statistikave që ka shumë qejf qeveria ti përdorë, në çdo familje ke të paktën nga një të varfër. Kjo është dramatike. Nuk ndodh kjo gjë në Maqedoni, nuk ndodh në Kosovë, seri e kështu me radhë. Pse janë atë më mirë se ne. Ballkani e ka varfërinë tre herë më të ulët se ne. Çfarë kanë më shumë se ne, me shumë pasuri natyrore, më shumë bregdet. Po kanë njerëz më shumë se ne. Pasi atje nuk shpopullohen vendet siç shpopullohet Shqipëria. Por mbi të gjithë ata kanë qeveri që nuk abuzon si kjo e jona....
...Si është e mundur që qeveria në buxhetin e saj të 14-të, ende diskuton varfërinë. Çfarë ke bërë ti në 13 vitet e qeverisjes. Ti që erdhe me premtime të mëdha. Që the do ta bëj Shqipërinë një vend normal e do të luftoj varfërinë. Ku je sot. Ne vitin e 14 ende diskuton çështje të varfërisë. Madje diskutohet nga faktori opozitar se për mazhorancën ata e kanë mbyllur hesapin me shqiptarët, thjesht shkojnë tek kutia e votimit dhe i blejnë ata dihet, nxirren paratë, bonuset...
© SYRI.net