Buxheti 2027, Malaj: Ulja e kostos së jetesës përmes masave fiskale dhe sociale

20 Nëntor 2026 | 15:47

Buxheti i vitit të ardhshëm synon të ulë koston e jetesës për familjet shqiptare. Për ministrin e Financave, Petrit Malaj, kjo do të ndodhë përmes uljes së TVSH-së së shportës, kushteve lehtësuese për strehim, rritjes së pensioneve dhe një sërë masash të tjera që prekin familjet shqiptare.

“Vetëm për pjesën e pensioneve, përgjatë vitit të ardhshëm, kemi parashikuar indeksimin e pensioneve, duke e afruar atë në muajin prill, por edhe dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët. Kemi bërë edhe një politikë që lidhet me pjesën e mbështetjes që u jepet fëmijëve me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, ky projektbuxhet mban parasysh edhe mbështetjen e studentëve të cilët vijnë nga familjet në nevojë”, është shprehur Malaj.

Në intervistë për Euronews Albania, ministri Malaj tha se paketa sociale e masave do të nisë t’i japë efektet në fillim të vitit që vjen.

“Planifikimi ynë është që kjo ulje e produkteve të shportës të hyjë në fuqi që nga data 1 janar 2027”, ka theksuar ministri.

Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria synon të dalë në tregjet ndërkombëtare me kërkesën për të marrë eurobond në mbështetje të buxhetit, dhe nëse plotësohen kushtet, do të jetë huaja e tetë që lëvrohet që nga viti 2010.

“Vlera e parashikuar me të cilën do të dalim në tregje gjatë vitit të ardhshëm është 650 milionë euro. Është një vlerë e cila do të përdoret si për mbështetjen buxhetore, ashtu edhe për të shlyer hua apo kredi të cilat maturohen përgjatë vitit tjetër”, është shprehur më tej Malaj.

Teksa buxheti ka kaluar në parim në parlament, ministri pranoi se deri në miratimin përfundimtar mund të bëhen disa ndryshime bazuar në kërkesat që kanë çuar disa institucione për fonde apo punonjës shtesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy operacione policore në Durrës, tre persona në pranga për grabitje dhe trafik narkotikësh

Policia e Durrësit ka finalizuar dy operacione të koduara “Reagimi” dhe “Yellow Line”, në kuadër të të cilave janë arrestuar tre persona, të dyshuar për...
14:49 | 20/11/2026

Begaj në konferencën e DECI: Siguria nuk mund të garantohet e vetme, Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Konferencën e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI), ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ushtarak dhe...
14:42 | 20/11/2026

Goditje të fortë të krimit të organizuar, policia shqiptare marrëveshje me atë britanike

Policia e Shtetit shqiptar dhe agjencitë ligjzbatuese britanike pritet të intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Në një takim...
14:04 | 20/11/2026