• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet në Galerinë e Artit në Tiranë edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës!

by A. Q
20/11/2026 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Galerinë e Artit Tiranë është hapur edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, me rreth 190 vepra artistike nga 24 shtete të ndryshme.

Ekspozita bashkon artistë ndërkombëtarë të cilët vijnë në këtë ekspozitë me teknika, stile dhe koncepte të ndryshme të artit grafik, duke prezantuar identitete kulturore, përvoja dhe këndvështrime të ndryshme artistike.

Ky edicion i dytë vjen pas katër vitesh ndërprerjeje. Drejtuesi i saj, Abaz Hado, u shpreh për mediet se realizimi i këtij edicioni ishte një domosdoshmëri për të vijuar rrugëtimin e aktivitetit dhe për të mos lejuar që vështirësitë e momentit të pengonin zhvillimin e tij.

Sipas Hados, pjesëmarrja e artistëve nga 24 vende, mes të cilëve edhe emra të njohur të artit, dëshmon rëndësinë që ka fituar kjo bienale dhe përbën një hap drejt konsolidimit të saj si aktivitet ndërkombëtar.

Një tjetër element i rëndësishëm është pasurimi i fondit të Galerisë së Artit Tiranë me vepra të grafikës ndërkombëtare. Edicioni i parë i bienales u pasua nga dhurimi i rreth 240 punimeve nga artistët pjesëmarrës, të cilat tashmë janë pjesë e fondit muzeal të galerisë.

Përmes kësaj nisme, bienalja shërben edhe si një hapësirë për shkëmbimin artistik dhe bashkëpunimin mes krijuesve nga vende të ndryshme.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 nëntor në Galerinë e Artit Tiranë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet në Galerinë e Artit në Tiranë edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës!

Hapet në Galerinë e Artit në Tiranë edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës!

November 20, 2026
Rrezikon shembjen! Shkodër, banorët apel për ndërhyrje në urën e Bardhajve

Rrezikon shembjen! Shkodër, banorët apel për ndërhyrje në urën e Bardhajve

November 20, 2026
Tubimet e dhunshme, PS vulos ligjin! Mazhoranca voton pa opozitën, gjobë protestuesve

Tubimet e dhunshme, PS vulos ligjin! Mazhoranca voton pa opozitën, gjobë protestuesve

November 20, 2026
“Jepini fund luftës!”- Italia bllokohet nga protestat studentore, paralajmërohen edhe greva!

“Jepini fund luftës!”- Italia bllokohet nga protestat studentore, paralajmërohen edhe greva!

November 20, 2026
Demo viziton lokalin e kthyer në galeri arti: Pasuritë e konfiskuara do i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë!

Demo viziton lokalin e kthyer në galeri arti: Pasuritë e konfiskuara do i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë!

November 20, 2026
“Studim i thelluar për Zvërnecin”- A do ndryshojë ligji për Zonat e Mbrojtura? Ministri Jaupaj shpjegon se çfarë do të ndodhë: Kur të vijë…

“Studim i thelluar për Zvërnecin”- A do ndryshojë ligji për Zonat e Mbrojtura? Ministri Jaupaj shpjegon se çfarë do të ndodhë: Kur të vijë…

November 20, 2026
“Muzikë live dhe balerina në lokale nate”/ Janë 2 administratorë dhe 7 vajza që përfundojnë në polici

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

November 20, 2026
Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

November 20, 2026
Tensionet në rritje/ Raketat dhe droni rus ranë në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat e kabinetit, ushtarakët dhe inteligjencën!

Tensionet në rritje/ Raketat dhe droni rus ranë në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat e kabinetit, ushtarakët dhe inteligjencën!

November 20, 2026
Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In