Lisandër Hoxha: PD ose të mbështesë protestën, ose t’i shërbejë tepsisë; sheshi kërkon përmbysjen e Ramës

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të ketë një fund politik të ngjashëm me atë të diktatorëve që u rrëzuan nga revoltat popullore.

Gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ku moderator ishte Ola Bruko, Hoxha e cilësoi protestën qytetare si ilaçin kundër diktaturës dhe solli në kujtesë rastet e ish-liderit libian Muammar Gaddafi dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.

Të lidhura

None found

“Revolta është ilaç kundër diktaturës. E dimë fundin e Ramës. Kujtoni Gadafin? Ishte më keq se kaq, por fundi ishte i dhimbshëm. Edhe Assad luftoi deri në minutën e fundit, por u arratis. Duhet zgjidhur me zgjedhje. Këtu ka zgjedhje. Partitë kanë të drejtë të veprojnë kështu, por qytetarët nuk pajtohen. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Kur qytetarët të rrethojnë, je i mbaruar”, deklaroi ai.

Më tej, Hoxha theksoi se PD duhet të zgjedhë midis mbështetjes së protestës dhe ndihmës ndaj tepsisë. Duke iu referuar thirrjes për ndryshimin e Kodit, ai nënvizoi se protesta nuk ka dalë për të marrë pushtetin, por për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, po tentohet të rrëzohet tepsia, por për sa kohë sheshi nuk ka dalë me teza politike, nuk ia veshim dot. “Sheshi kërkon përmbysje!”, përfundoi ai.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet