Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të grabitjes.
Sipas informacionit zyrtar nga Prokuroria, ngjarja kishte ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, brenda një biznesi të identifikuar me inicialet “R.M.T”.
Të lidhura
None found
I pandehuri dyshohet se, i maskuar dhe duke përdorur një thikë si mjet kërcënimi, kishte frikësuar punonjësen e biznesit dhe më pas kishte marrë nga një dollap shumën prej 7,660 eurosh.
Prokuroria ka deklaruar se këto veprime i ngarkohen të pandehurit si vepër penale “Grabitja”, sipas nenit 317, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, ta shpallë të pandehurin fajtor dhe ta dënojë në përputhje me dispozitat ligjore.







